VIDEO/ Po lexonte lajmin e rritjes së pensioneve, gazetarja ia plas të qeshurës live dhe nuk di të ndalet

Feb 15, 2020 | 20:22
SHPËRNDAJE

Kush është para ekranit e di mjaft mirë se ndonjëherë ndodh edhe të mos menaxhosh situatën dhe të harrosh që po të shohin mijëra njerëz.

gazetarja

Së fundmi ka qenë një rast mjaft qesharak që ka ndodhur me një gazetare ruse, Aleksandra Novikova e cila ka qeshur me lot gjatë raportimit live të lajmeve.

Gazetarja po jepte lajmin e mirë për rritjen e pensioneve që do të përfitonin personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës kur u shpërqendrua.

E qeshura e saj sikurse dëgjohet nga video nis ndërsa është duke lexuar kronikën. Edhe pse u mundua që të qetësohej sado pak nuk ia doli dot të kontrollonte veten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura