VIDEO/ “Po iu vjen fundi”, ambasada amerikane nxjerr paralajmërimin e fortë për zyrtarët dhe ‘bosët e krimit’, edhe 7 ditë na ndajnë nga…

Dec 12, 2019 | 10:12
SHPËRNDAJE

ambasada amerikane

Duke kujtuar se SPAK do të funksionjë së shpejti, ambasada amerikane në Tiranë ka postuar një video paralajmëruese për ata që i quan “bosët e krimit dhe zyrtarët e korruptuar që ditëve të shkuara ishin të paprekshëm”, thuhet në videon në FB.

SPAK-u do të fillojë punë në datën 19 dhjetor, pasi 8 kandidatët të jenë betuar para Presidentit.

POSTIMI I PLOTE

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur”.

LEXONI EDHE 

http://www.panorama.com.al/fillon-pune-per-9-dite-do-hetoje-korrupsionin-e-zyrtareve-te-larte-ja-emrat-e-dy-kandidaturave-te-para-per-kreun-e-spak/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura