VIDEO/ “Plasën çokollatat!”, këngëtari i njohur bie në “kurth”, Gent Zenelaj i zbulon lidhjen: Aty tek publiku…

Oct 21, 2019 | 21:07
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme në “Dance With Me Albania 6”, këngëtari Mateus Frroku kishte një person të rëndësishëm të ulur tek publiku.

Ai është pyetur nga anëtari i jurisë Gentjan Zenelaj se kush është ky person që Mateus po e përshëndet. Këngëtari nuk ka thënë shumë, por është shprehur se është pretendente për t’u bërë “fanse” e tij.

Mateus Frroku: Më duket se kupa po shkon më në fund tek ne të dy.

Gentjan Zenelaj: Ngadalë se s’kam dhënë unë pikët akoma, duro. Ore kush është atje në kat të dytë? Kë përshëndet atje ti në kat të dytë? Kush ka ardhur? Tezja? Halla?

Mateus Frroku: Jo!

Gentjan Zenelaj: Çuni i xhajës? Kush ka ardhur?

Mateus Frroku: Edhe kjo është e sigurtë që jo.

Gentjan Zenelaj: Kush ka ardhur?

Mateus Frroku: Po tani kush ka ardhur…

Gentjan Zenelaj: Është farefis apo është fanse…

Mateus Frroku: Jo nuk është farefis.

Gentjan Zenelaj: Është fanse?

Mateus Frroku: Pretendon të bëhet.

Gentjan Zenelaj: Fanse? Pretendon të bëhet fanse? Plasën çokollatat edhe këtej. Meqë paska ardhur pretendentja, po jap një 9.

Mateus Frroku: Mos, po pse e bëre këtë mo Genti.

Gentjan Zenelaj: Sepse jam i lig nga natyra.

/tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura