VIDEO/ Plas te Kosova, dy lojtarët sherr në stërvitje

Oct 11, 2019 | 21:12
SHPËRNDAJE

Kosova i është kthyer përgatitjeve ditën e sotme për ndeshjen e së hënës në shtëpi përballë Malit të Zi.

kosova stervitje

Por, gjithsesi, atmosfera nuk ka qenë mjaft e mirë në stërvitje. Dy lojtarët, Benjamin Kololli dhe Edon Zhegrova, kanë pasur një konflikt mes tyre, dhe është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës në mënyrë që situata të mos agravohej më shumë.

bandicam 2019-10-11 20-44-35-656

Edhe stafi teknik ndërhyri më pas, për të qetësuar të dy lojtarët dhe puna vijoi. Mediat në Kosovë raportojnë se nuk dihej arsyeja për këtë sherr mes Zhegrovës dhe kolollit. Ndërkohë, “Insporti” ka publikuar edhe videon nga sherri mes dy lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura