VIDEO/ Plas sherri masiv pas përfundimit të ndeshjes në Kosovë, protagonistë edhe dy ish-lojtarë të Superiores

Jul 4, 2020 | 11:44
SHPËRNDAJE

Prishtina mposhti Drenicën ditën e djeshme me rezultatin 1-0, falë një goli të shënuar nga Ahmed Jonuzi në minutat e fundit të ndeshjes.pjimage

Megjithatë përveç rezultatin, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë një sherr masiv mes lojtarëve të të dyja skuadrave në fundin e ndeshjes. Protagonistë në këtë sherr ishin edhe ish-lojtari i Partizanit, Labinot Ibrahimi i cili luan me Prishtinën dhe Argjend Mustafa, të cilët u munduan të qetësojnë situatën.

Në një video të siguruar nga “Klan Kosova”, shihet sherri masiv mes lojtarëve të të dyja ekipeve, ku nuk kanë munguar grushtet dhe sharjet dhe shkak për këtë sherr mendohet se është bërë gjykimi që është bërë në ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura