VIDEO/ Pirlo e nis me këmbën e mbarë aventurën në Ligën e Kampioneve, Morata nderon Juventusin

Oct 20, 2020 | 21:09
SHPËRNDAJE

Juventusi fitoi takimin e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve me Dinamon e Kievit me rezultatin 0-2. Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata shënoi të dy golat e sfidës duke i dhënë mundësinë trajnerit Andrea Pirlo të nisë me sukses aventurën europiane. 

EkyyT1yXUAA7sYG

Ylli i ekipit Paulo Dibala u aktivizua në minutën e 56-të të takimit duke shuar përkohësisht zhurmën brenda kampit bardhezi.

Në sfidën tjetër të Ligës së Kampioneve Zenit Shën Petërburg-Klub Bryzh, fitues dolën kampionët belg në fundin e takimit. Sfida në Rusi përfundoi me rezultatin 1-2.

FT| Dinamo Kiev-Juventus 0-2
A.Morata 46′, 84′ 

FT| Zenit-Klub Bryzh 1-2
Horvath 74’/ Denis 63′, Ketelaer 90′ 

FORMACIONET ZYRTARE:

kjh

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura