VIDEO/ Pezullimi i futbollit shqiptar, ja si stërviten nga shtëpia futbollistët e Partizanit

Mar 18, 2020 | 9:12
SHPËRNDAJE

Pandemia e Koronavirusit preku edhe futbollin. Thujase çdo kampionat është pezulluar, teksa me dhjetra lojtarë të huaj kanë rezultuar pozitivë.

pARTIZANI55

Në datën 12 mars Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ka pezulluar të gjitha ndeshjet e kampionatit shqiptar. Ndërkohë klubet kanë marrë masat e duhura dhe i kanë dërguar lojtarët në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë së fundmi, në një speciale të organizuar nga emisioni “Top Story” në “Top Channel”, tregohet se si futbollistët e Partizanit stërviten në shtëpi.

“Më datën 12 mars ne mbaruam seancën stërvitore dhe kur mbaruam na erdhi njoftimi nga federata që kampionati do të ndërpritet. Kjo do të thoshte edhe që duhej ndërprerë organizimi kolektiv i lojtarëve”, tregon Dimosten Gjini, Mjek i skuadrës “Partizani”. Gjithashtu ai tregon se është ccdo ditë në kontakt me lojtarët.

Mjeku: Alo! Bardhi si je, si dukesh? Me këtë gripin, me këtë virusin?
Bardhi: Mirë, pa problem.
Mjeku: Po për zbatimin e programit që ju kemi dërguar?
Bardhi: Po vazhdoj, ja tani sa mbarova ushtrimet në oborrin e shtëpisë.
Mjeku: Çfarë bëre sot?
Bardhi: Ushtrimet për muskujt e poshtëm të këmbëve dhe për muskujt lart. Pak a shumë ato që na keni dhënë në program.
Mjeku: Ok!
Biseda me lojtarin Telushi.
Mjeku: Si po kalon këto ditë?
Telushi|: Mirë fare, kam ardhur tek prindërit në Vlore se kemi shtëpi private dhe e kam më të lehtë këtu.
Mjeku: Rri në karantinë, apo del?
Telushi: Deri këto dy ditë nuk kam dalë fare!
Mjeku: Ndonjë problem në familje, në këtë situatë?
Telushi: Jo jo, çdo gjë ok.
Mjeku: Po me programin qe kemi dërguar dhe mbajtjen e formës sportive?
Telushi: Deri tani po i mbaj të gjitha dhe këto që na shpjeguat ju për koronën, edhe pjesën e stërvitjes dhe unë pak minuta kam që mbarova stërvitjen. E bëj këtu se kam oborr, se kam oborr të madh jashtë shtëpisë.
Mjeku: Si e ndjen veten?
Telushi: E ndjej veten shumë mirë.
Mjeku: Kjo periudhë nuk dihet sa do shkojë dhe duhet të mbash formën sportive. Asnjë kilogram nuk duhet të vini mbi peshë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura