VIDEO/ Pësoi dëmtim të rëndë në Europian, mbrojtësi i Italisë drejt rikthimit. Ja “stërvitja” e bërë së fundmi

Sep 8, 2021 | 9:12
SHPËRNDAJE

Një lajm i mirë për kombëtaren e Italisë dhe Romën e Zhoze Murinjos, Leonardo Spinacola është drejt rikthimit në fushën e blertë.

bandicam 2021-09-08 09-02-12-568

Mbrojtësi kampion Europe me Italinë pësoi një dëmtim të rëndë duke dëmtuar “Tendinën e Akilit” gjatë sfidës ndaj Belgjikës në fazën çerekfinale të EURO 2020.

Gjatë një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, mbrojtësi 28-vjeçar shihet duke u stërvitur dhe duke kënduar duke e bërë sa më humoristike këtë video dhe duke shkruar “shkaktojmë frikë”.

Spinacola e ka përshpejtuar riaftësimin e tij dhe mesa duket do të fillojë të luajë pas disa javësh.

Spinacola duke u stërvitur on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura