VIDEO/ Peshku “shndërrohet në zanë”. Pamjet e pazakonta që hutojnë shikuesit

Nov 8, 2019 | 20:00
SHPËRNDAJE

Një vizitor në një fshat në jug të Kinës ka mbetur i habitur pasi ka parë një peshk që duket se ka një fytyrë njerëzore.

peshkq

Pamjet tregojnë krapin që ngjan me fytyrë njeriu.

Një grua që po filmonte videon ishte aq e hutuar nga pamjet saqë bërtiti: ‘Peshku është shndërruar në zanë’.

Specia e jashtëzakonshme u zbulua dje nga një vizitor në fshatin Miao, një destinacion turistik në qytetin Kunming, sipas blogerit popullor Feidian Videos.

Përdoruesit e uebit në vend janë mahnitur nga klipi prej 15 sekondash që kur u shfaq sot në Weibo, ekuivalent Twitter  në Kinë.

Një person ka shkruar: ‘Kjo është e frikshme’.

Një tjetër u përgjigj: ‘Kush guxon ta hajë atë?’

Ky lloj krapi është i njohu për shenjat që duken si fytyra njerëzore, por të shohësh një të tillë është e rrallë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura