Video perverse e mësuesit, flet kolegu i tij: Kishte FB si të gjithë njerëzit, por këtu te ne…

Apr 12, 2018 | 20:57
SHPËRNDAJE

Fatmir Delvina, mësuesi i lëndës së Matematikës në shkollën “Adem Gjeli” në Fushkrujë nuk ka shkuar në shkollë që prej ditës së mërkurë.

Shkak është bërë publikimi i një videoje intime në rrjetet sociale, ku 65-vjeçari, në prag pensioni, është protagonist, video që e posedojnë edhe nxënësit e tij.

Por, megjithëse imazhet e videos janë të rënda për fëmijët dhe flasin për sjellje perverse nga ana e mësuesit, familjarët e mbrojnë. Përmes një komenti në “Facebook”, gruaja e tij shkruan: “Dua t’ju bëj me dije se videoja ishte një lojë mes nesh, ku gabimisht e ka postuar pa vetëdijë në “Facebook”, duke menduar se ma ka dërguar mua tek mesazhet”. Madje, ajo thotë se Fatmiri do të japë dorëheqjen, çka nuk ka ndodhur. Disa orë më vonë, komenti i bashkëshortes është fshirë.

Fatmir-Dervina

Po drejtuesja e shkollës “Adem Gjeli” çfarë mendon për videon intime të profesorit të matematikës?

“Kaq vite nuk kam qoftë edhe një ankesë të vetme as nga nxënësit as nga mësuesit dhe as nga komuniteti për këtë mësues. Më ka njoftuar parmbrëmë rreth orës 10.00 që nuk do vijë në shkollë për arsye shëndetësore. Të vërtetën e kam marrë vesh të nesërmen pas drekës. Ishte e fundit që mund të mendoja për të. Kam tentuar të komunikoj por ai e ka fikur telefonin, por që identifikohet qartë se është ai”, shprehet Nikola Karaj, drejtoreshë, shkolla Adem gjeli.

Po psikologia e shkollës a është vënë në dijeni për rastin?

“Di që është bërë një video por nuk e kam parë.

Ju jeni psikologia e kësaj shkolle, a nuk duhet ta shihni?

Në fakt dje unë kam qenë në një shkollë tjetër në larushë dhe jam informuar shumë vonë. në fillim duhet marrë parasysh vërtetësia e videos pastaj të flasim sepse ajo video mund të jetë e montuar , nuk kemi të dhëna. Po sigurisht që në aspektin psikologjik nëse është e vërtetë kjo është shumë e rëndë për fëmijët. ai është edukator dhe praktikisht duhet të jetë një figurë tepër kristal”, shprehet Anjeza Kallaku psikologe, shkolla “Adem Gjeli”.

Mësuesi i edukimit fizik në këtë shkollë është një nga miqtë e vjetër të mësues Fatmirit.

“Unë e njoh për mësues , njeri dhe familjar të mirë. Si mësues të paktën në këtë shkollë nuk ka shfaq asnjëherë probleme për të pas ngacmime.

Kishte kohë që e përdorte Facebook?

Di që ka pas “Facebook” si të gjithë njerëzit. Teknologjia është zbuluar vonë këtu te ne dhe e përdorin të rinj dhe të vjetër”, thotë Dashamir Çangu, mësuesi i fizkulturës.

Njësoj si për bashkëshorten e personazhit në videon intime, edhe për mësuesin e informatikës ngjarja ka të njëjtin shpjegim

“Unë kuptoj që ai ka bërë një gabim duke mos njohur mirë teknologjinë dhe kjo i ka kushtuar pak”, thotë Valter Zalla.

Mësuesi i Matematikes është pjesë e sistemit arsimor prej 40 vitesh, 15 vjet ka qenë drejtues në disa shkolla të rrethit të Krujës, ndërsa këto 10 vite jep mësim në shkollën “Adem Gjeli”, ku është pezulluar përkohësisht nga komisioni i disiplinës deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Tch/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura