VIDEO/ Përplasje në fundin e ndeshjes, tifozët sulmojnë me sende të forta Enea Jorgjin

Dec 13, 2017 | 15:32
SHPËRNDAJE

Fundi i ndeshjes ka rezultuar i hidhur për skuadrën e Vllaznisë, pavarësisht fitores, shkodranët e panë veten të eliminuar nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes 2-0 në sfidën e parë ndaj rivalëve të Tiranës.

Incidenti

 

Në momentin që gjyqtari Jorgji sinjalizoi mbarimin e sfidës ka pasur një përleshje mes lojtarëve kryeqytetas dhe atyre të Vllaznisë, ndërkohë që drejtori Zeka i është sulur gjyqtarit elbasanlli duke i kërkuar llogari për gjykimin.

Enea Jorgji

Është dashur ndërhyrja e futbollistëve veteranë si Gilman Lika që situata të qetësohej disi. Në momentin që gjyqtari Jorgji po i drejtohej dhomave të zhveshjes, drejt t’i kanë vërshuar sende të forta nga ana e tifozëve shkodranë të cilët ndodheshin në tribunën qendrore. Për më tepër ndiqni videon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura