VIDEO/ Përplasja mes Policisë dhe protestuesve, lirohen banorët e shoqëruar

Dec 1, 2018 | 21:14
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e kryeqytetit ka liruar banorët e zonës së Astirit të cilët u shoqëruan në komisariat gjatë mbrëmjes së sotme pas protestës dhe konfrontimeve me policinë. Pasi janë marrë në pyetje për afro më shumë se 1 orë në dy komisariate të kryeqytetit, banorët janë lënë të lirë.

Në Komisariatin e Policisë nr.6 ishin shoqëruar shtetasit Gentian Gjoni, Altin Cejku, ndërsa në Komisariatin e Policisë nr.3, Shkëlzen Sadikaj, Dritan Cejku dhe Adriatik Cejku.

***

VIDEO – Pamje të reja të përplasjes mes policisë dhe banorëve mbrëmjen e sotme, në Unazën e Re.

Disa gazetarë e kameramanë që raportonin nga terreni, kanë pretenduar se janë dhunuar nga policia gjatë ndërhyrjes.

***

Nga Unaza e Re te Komisariati 6, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndalurve

Nga Unaza e Re, protesta është zhvendosur para ambienteve të komisariatit numër 6 të Policisë.

Protestuesit janë mbledhur para ambienteve të komisariatit, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar nga policia.

1543690694_banoretASTIR (1)

****

Pamjet e përplasjes mes Policisë dhe protestuesve të “Unaza e Re”, disa të shoqëruar 

Tensione në protestën e sotme në zonën e Unazës së Re, teksa policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa persona.

Në furgonin e policisë, përfundoi edhe deputeti demokrat Klevis Balliu.

“Deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë një protestues, i ndaluar nga policia dhe ndodhen ne komisariatin 6”, thanë burime pranë PD-së. “Deputeti Balliu nuk është në mesin e personave të shoqëruar ne polici. Balliu tha se e shoqëroi të ndaluarin në fugonin e policisë, sepse policia ishte e dhunshme dhe prania e tij do te ndalonte abuzimin fizik”, sqaruan të njëjtat burime.

Nga ana e Policisë, nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ndalimet.

***

VIDEO/ Dita e 28 e protestës te “Unaza e Re”, banori ‘kapet’ me policët: Gjithmonë me shtetrrethime me këta rezila!

Ka nisur protesta e banorëve të “Unazës së Re” në kryeqytet, që numëron ditën e 28-të të saj.

PROTESTA

Ndryshe nga ditët e fundit, në zonën pranë mbikalimit, ku po zhvillohet protesta, kanë qenë prezentë efektivë policie me uniformë. Kjo ka sjellë pakënaqësi te disa banorë.

Një i moshuar, iu drejtua efektivëve duke u kërkuar llogari: “Pse keni ardhur”.

“Mos i dëgjoni ata eprorët tuaj se ata janë maskarenj”, iu tha ai.

U ndesh ndërhyrja e deputetit demokrat Klevis Balliu për të qetësuar protestuesin, ndërsa nga ana e efektivëve nuk pati reagim.

“Gjithmonë do rrimë me shtetrrethime me këta rezila”, shprehu mllefin i moshuari, teksa u ktheu shpinën efektivëve të policisë dhe u largua prej tyre.

Banorët kanë thirrur në korr, “qeveri e krimit; qeveri e drogës; o dorëzou o largohu; shtëpia jonë, jeta jonë”, e parulla të tjera kundër kryeministrit Ramadhe kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Para nisjes së protestës, banorët e zonës vendosën që të mbajnë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikanGeorge H.W. Bush.

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, siç e parashikon projekti për ndërtimin e një aksi të ri rrugor, nga sheshi Shqiponja te mbikalimi.

/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura