VIDEO/ Përplasja e deputetëve në Gjykatë, Flamur Noka godet me grusht efektivin e policisë

Apr 4, 2018 | 9:40
SHPËRNDAJE

Pamje të reja nga përplasja e deputetëve të Partisë Demokratike dhe policisë në ambientet e Gjykatës së Tiranës.

brenda gjyqit

Në pamjet filmike duket deputeti i PD, Flamur Noka i cili pasi godet i vë dorën në fyt një efektivi policie që përpiqet të ndalojë hyrjen e tyre.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar të futen në sallën e gjyqit ku do jepet masa për të ndaluarit, duke thyer edhe derën.

Ata kanë hasur përballjen me policinë që ka tentuar t’i nxjerrë jashtë duke u konfrontuar edhe fizikisht.

Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka thënë për gazetarët se është dhunuar nga policia, duke treguar dhe gjak në këmishën e fytyrën tij.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/perplasja-fizike-ne-gjykate-flamur-noka-godet-e-kap-prej-fyti-policin-video/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura