VIDEO/ Përplasja me Policinë dhe INUV gjatë shembjes së kishës

Aug 27, 2015 | 7:24
SHPËRNDAJE

Kisha e Shën Thanasit, pas debateve të shumta që shkaktoi është rrafshuar dje rreth orës 04.00 të mëngjesit.

Kisha e rrafshuar
Kisha e rrafshuar
Forcat e INUV kanë punuar gjatë orëve të para të mëngjesit për të prishur godinën, ndërsa gjatë ditës së djeshme banorët u mblodhën para saj për të mos i lejuar inspektorët ndërtimorë të ndërhynin.

2

Mirëpo, edhe në orët e para të mëngjesit banorët janë mbledhur pranë kishës për të moslejuar INUV-in që ta shembte.

Në këtë video shfaqet momenti i prishjes së kishës dhe banorët që tentojnë ta ndalojnë shembjen.

Madje ka pasur edhe përplasje me Policinë e Shtetit, e cila ishte në vendngjarje për të shmangur ndonjë incident.

Pas shembjes, banorët janë kthyer në mëngjes te vendi ku ndodhej kisha për të mbledhur orenditë e saj.

Kisha Ortodokse: Respekt i rremë për fenë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kishës, ku në një reagim e ka quajtur turp prishjen e godinës në Dhërmi.

“Shteti e prishi Kishezen e shen Athanasit, Dhermi (Himare), rreth ores 4 te mengjesit.
Turp! Turp! Turp! Ky eshte respekti fallso dhe hipokrizia e pushtetareve qe u implikuan ne kete prishje! Tashme pritet prej ideuesve dhe ekzekutuesve justifikimi dhe perparimi i metejshem “ligjor” e “kulturor” ndaj prones se Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise…”,- thuhet në reagim.

Akt vandal te shtetit kunder Komunitetit Ortodoks, e ka quajtur zedhenesi i Kishës, Thoma Dhima, atë që ndodhi me kishën në Dhërmi.

3

Në një postim në profilin e tij në FB, ai ka publikuar foto nga shembja e godinës. “Duket qarte genjeshtra se kishte mure te vjetra te kishes se pare. Shemben gjithcka. Tani e kane radhen eshtrat e familjeve ortodokse te fshatit qe te perdhosen, se gjoja do gjejne eshterat e nje katoliku italian qe kishte ardhur t’u kthente besen. TURP!”- shkruan ai. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura