VIDEO/ Përmbytje nga reshjet? Prefekti i Shkodrës paralajmërim qytetarëve: Kemi marrë masa, situata është normale

Nov 7, 2019 | 10:06
SHPËRNDAJE

prefekti i shkodres

Prefekti i qarkut Shkoder Çesk Millja ka përgënjeshtruar parashikimin e dhënë nga IGJEUM lidhur me mundesine e permbytjeve ne Shkoder.

Ne nje konference per mediat kete te enjte, Prefekti tha se reshjet qe do te jene ditet ne vijim jane normale dhe nuk paraqesin rrezik.

“Dua të përcjekll të gjithë komunitetit e strukturave që situata në qarkun e Shkodrës është tërësisht normale, tërësisht e qetë, pavarësisht të dhënave nga IGJEUM i cili ka sinjaklizuar se reshje kanë qenë dhe do jenë e janë normale të stinës që deri tani skanë ndikuar në jetën social ekonomike. Kemi marrë masat për të menaxhuar situatën e dua të garantoj të gjithë qytetarët.

Nuk ka probleme nga reshjet! Dje kishim probleme ne rrugen e Dukagjinit, sot eshte normal pas nderhyrjeve! Shkarkimet jane ne rrjedhe normale. Jane reshje normale, situata normale, kemi marre masa. Komani dhe Fierza ne nivele normale. Sqaroj qytetaret ne Malin e Zi se s’do kete permbytje duke qene se mediat atje kane dhene njoftimin e IGJEUM”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura