VIDEO/ Përmbytja e pazakontë, qyteti mbushet me shkumë deti

Jan 22, 2020 | 17:44
SHPËRNDAJE

Stuhitë e fuqishme që kanë goditur Spanjën kanë shkaktuar përmbytje të shumta dhe disa zona janë mbushur me shkumë deti.

pKfZAbp2

Mallorca është shkatërruar nga valët e mëdha, ndërsa një qytet tjetër është mbushur me shkumë nga uji i detit.

Stuhia ka lënë pas deri më tani katër të vdekur ndërsa dy të tjerë janë të zhdukur. Rreth 200 mijë njerëz janë energji elektrike.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë dallgë të mëdha që përplasen në muret e ndërtesave në Cala Ratjada në Mallorca.

Ndërsa në zonat e famshme për pushime si Costa Brava të Tossa de Mar, vendasit u zgjuan në pamjen surreale të shkumës së detit, e cila kishte pushtuar një pjesë të qytetit të vjetër. Një grua është filmuar duke provuar të futej në shtëpinë e saj e mbuluar nga shkuma deri në bel.

Stuhia “Gloria” pritet të sjellë shira të mëdha në Katalonja, duke rritur rrezikun e lumenjve në zona si Girona. Ministri i Brendshëm e ka përshkruar stuhinë si ‘të jashtëzakonshme’.


 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura