VIDEO/ Përmbysje për “infarkt” e Veleçikut, ëndrra e Maliqit shuhet në minutën e 95-të

Aug 4, 2020 | 19:04
SHPËRNDAJE

Veleçiku ia del të triumfojë ndaj Maliqit dhe do të jetë ajo skuadra që do të luajë në Katgeroinë e Parë për sezonin tjetër.

bandicam 2020-08-04 18-45-43-445

Në “Nexhip Cungu” u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila i kishte të gjitha brenda. Pjesa  e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse skuadrat kishin disa raste për shënim. Pjesa e dytë ishte me të vërtetë emocionuese.

Maliqi kaloi i pari në avantazh me anë të Muçollarit në minutën e 63’, i cili shënoi një perlë nga jashtë zone. Megjithatë kur të gjithë mendonin se Maliqi do të bënte ëndrrën realitet për të qenë në Kategorinë e Parë, erdhi edhe përmbysja e çmendur.

Veleçiku barazoi shifrat në minutën e 89’ me anë të Shekajt, ndërsa Zaraj në minutën e 95’ bëri përmbysjen e çmendur për koplikasit, duke bërë që të jenë edhe për sezonin tjetër në Kategorinë e Parë.

FT| Veleçiku-Maliqi 2-1

Shekaj 89′, Zaraj 95’/ 63′ Muçollari

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura