VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, 300 të ndaluar

Nov 29, 2015 | 17:30
SHPËRNDAJE

Mijëra protestues sfiduan masat e qeverisë për ndalimin e tubimeve në sheshet kryesore të vendit, duke protestuar pasditen e së dielës ndaj samitit të OKB-së për klimën që pritet të mbahet të hënën.

Protestat ne Paris
Protestat ne Paris

Protestuesit dolën në sheshin “Republika” duke hedhur objekte të ndryshme kundër policisë si shishe qelqi e sende të tjera të forta. Kjo shkaktoi një reagim të fortë nga forcat e policisë duke përdorur gazin lotsjellës dhe duke arrestuar 300 prej tyre.

Organizatorët e protestës kërkua gjithashtu edhe heqjen e ndalimeve për të protestuar – masë e cila është marrë nga qeveria pas sulmeve terroriste që goditën vendin më 13 nëntor.

2015-11-29T140009Z_685031497_LR2EBBT12VY6J_RTRMADP_3_CLIMATECHANGE-SUMMIT-593x443Gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policinë, mediat ndërkombëtare thonë se është prishur edhe vendi ku kryheshin homazhe për viktimat e sulmeve terroriste.

Aktualisht, raportohet për 100 persona të ndaluar, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përleshja me policinë.

2015-11-29T132841Z_1673800632_LR2EBBT11FH52_RTRMADP_3_CLIMATECHANGE-SUMMIT-8138-ktiF-U10602410056347lQ-700x394@LaStampa.itTrazirat në Paris vijnë një ditë para se qyteti të presë rreth 100 krerë shtetesh për samitin e klimës.

Për zhvillimin e samitit është planifikuar që rreth 100 krerë shtetesh dhe qeverish të jënë prezent të hënën në hapjen e Konferencës së 21-të të Klimës Globale – mes tyre Presidenti i SHBA Barack Obama, Presidenti rus Ëladimir Putin dhe Presindenti kinez Xi Jinping.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura