VIDEO/ Përleshje masive në Beograd, protestuesit hyjnë në ndërtesën e Kuvendit. Policia përdor gaz lotsjellës

Jul 8, 2020 | 23:33
SHPËRNDAJE

Dhjetëra policë dhe protestues janë lënduar në trazirat që shpërthyen jashtë Asamblesë Kombëtare në kryeqytetin serb Beograd.

belgrade

Protestat filluan në mënyrë paqësore të martën në mbrëmje dhe përfshinin studentë dhe familje, të zemëruar nga një veprim për të ri-imponuar një shtetrrethim fundjave për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Protestuesit depërtuan në Kuvend, duke bërë që policia të ndërhynte.

Përplasja shpërtheu dhe policia gjuajti gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Nacionalistët e ekstremit të djathtë janë fajësuar për nxitjen e trazirave dhe sulmin në ndërtesën e Kuvendit. Mediat serbe thanë se ndër ata që kanë nxitur trazira është edhe një deputet i cili i ka mëshuar teorive të komplotit kundër vaksinimit dhe teknologjisë 5G.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dënoi të mërkurën atë që ai e përshkroi si dhunën politike më brutale me vite dhe bëri thirrje që protestat të përfundojnë, duke përmendur rrezikun e infeksionit të rritur.

Të mërkurën në mbrëmje policia u përlesh përsëri me protestuesit, duke gjuajtur me lot ndërsa shishet, gurët dhe flakët u hodhën nga turma.

d00f28b558f0c01453345db8536422e7ebe591f6 08f3eeaf829e0f32002da21ea772e714e654a5e7 ec345f684178c3e15f2fa2c961546cb997b578e5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura