VIDEO/ Perisiç e bën sefte, gjen golin e parë me fanellën e Bajernit

Aug 31, 2019 | 17:02
SHPËRNDAJE

Ivan Perisiç ka gjetur golin e parë me fanellën e Bajernit. Kroati u transferua pak kohë më parë, nga Interi tek kampionët në fuqi të Gjermanisë, teksa i kanë mjaftuar vetëm 2 ndeshje për tu shndërruar në protagonist.

Perisic

Fillimisht 30-vjeçari asistoi në golin e parë të shënuar nga Pavard në sfidën e sotme ndaj Mainz, në minutën e 36-të, teksa në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 54-t, Perisiç goditi bukur me kokë nga brenda zonës, duke çuar shifrat në 3-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura