Video-përgjimi në prag të zgjedhjeve/ Zoran Zaev ofendon shqiptarët, duke i cilësuar si…

Jul 10, 2020 | 19:10
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministrit të Maqedonisë Veriore, njëherësh kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev i është bërë publike një përgjim ku dëgjohej duke ofenduar shqiptarët.

1548586650-Zoran_Zaev_AP_23-1

Indeksonline ka siguruar bisedën ndërmjet Zaevit dhe një “X” personi.

Biseda kryesore është për vota. Zaevi dëgjohet duke thënë se “shqiptarët nuk vlejnë as për pesë pare”.

Më pas, “X”-i i thotë ish-kryeministrit se rreziku tek shqiptarët qëndron se “ata kanë luftëtarë”.

Ndërsa, përgjigja e Zaevit ishte se “luftëtarët gjenden gjithandej në botë”.

Video-përgjimi del teksa më 12 korrik do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Më poshtë, përgjimi:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura