VIDEO / Përgatitjet për Spanjën, Reja provon ndryshime në sulm dhe nxjerr jashtë formacioni debutuesin

Mar 24, 2022 | 19:56
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka zhvilluar edhe sot si zakonisht stërvitjet në një lokalitet të Barcelonës duke përgatitur ndeshjen ndaj Spanjës. Një duel i rëndësishëm për të cilin tekniku po mundohet që të gjejë rreshtimin ideal për të bërë një paraqitje sa më të mirë.

broja

Duket se trajneri ka kristalizuar pjesën më të madhe të formacionit të tij, teksa ka vetëm dy dilema. E para i përket mesfushës, ku përkrah Barçës dhe Laçit, nuk dihet se kush do të jetë emri i tretë që do të luajë nga minuta e parë. Reja ka provuar Asllanin në ditët e kaluara, ndërsa sot në stërvitje, mes titullarëve është rreshtuar Gajsula për të formuar treshen e qendrës.

Dilema ka edhe për repartin e sulmit, ku vetëm Broja duket i paprekshëm. Reja ka vendosur sot Manajn përkrah sulmuesit shtatlartë, në kërkim të një kombinimi efikas që t’i japë mundësinë të dyve të shprehin të gjithë potencialin e tyre.

Formacioni i mundshëm anti-Spanjë

Asnjë ndryshim ndërkohë në mbrojtje, ku përtej ndonjë surprize të minutave të fundit, para Strakoshës do të rreshtohen Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, Balliu dhe Hysaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura