VIDEO/ Përgatitjet për sfidën e kthimit ndaj Karabakut, Cungu jep detyrat taktike

Jul 29, 2018 | 18:24
SHPËRNDAJE

Kukësi zhvilloi stërvitjen e radhës në kompleksin “Pezë-Helmes” duke vijuar përgatitjet për ndeshjen e kthimit ndaj Karabakut, që do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 19:00.

dadad

Trajneri Armando Cungu në stërvitjen e sotme, ka punuar me ushtrime taktike, duke i udhëzuar lojtarët për detyrat e tyre, të cilat duhet të zbatohen me përpikëri ditën e ndeshjes.

Tekniku shkodran do të tentojë të surprizojë ekipin azer në sfidën e kthimit për të synuar kualifikimin historik. Në stërvitjen e sotme nuk mungoi as afrimi më i ri në skuadër, Rexhinaldo, i cili me shumë gjasa do të aktivizohet në përballjen ndaj Karabakut.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura