VIDEO/ Përfundon në Turqi aventura europiane e Skënderbeut

Nov 26, 2015 | 19:00
SHPËRNDAJE

Skënderbeu është mposhtur sot 2-0 nga Beshiktashi në Ankara, duke vulosur kështu përfundimit e aventurës europiane.

Për korçarët, tashmë është matematikisht i pamundur kualifikimi për më tej, edhe pse kanë një ndeshje të fundit me Lokomotivën e Moskës.

Ndeshja ka filluar me një ritëm të jashtëzakonshëm. Korçarët nuk luajnë aspak si inferiore dhe shtyjnë drejt portës së Beshiktashit.

Në minutën e 10-të vjen kërcënimi i parë, Berisha godet me të djathtën nga jashtë zone, port pre mjaft mirë Tolga.

Korçarët luajnë lirshëm dhe rrezikojnë duke dalë bukur përpara. Tri minuta më vonë Lilaj vertikalizon bukur për Salihin, ky i fundit del i vetëm përballë portierit dhe godet fuqishëm, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.

Ndërkohë Beshiktashi ka vështirësi. Në momentin më të mirë të Skënderbeut, vjen dhe goli i turqve. Minuta e 35-të Krosim i gjatë nga krahu i majtë, Cenk Tosun godet me kokë dhe e dërgon në rrjetë.

Skëndërbeu nuk e priste dhe çorientohet nga ky gol. Korçarët tentojnë të kundërpërgjigjen, por pa mundur të rrezikojnë.

Në pjesën e dytë, loja foli më shumë për vendasit. Skënderbeu nuk ishte i qartë në aksionet që ndërtonte. Ishte përsëri Cenk Tosun ai që realizoi golin e dytë për Beshiktashin.

RENDITJE

Renditje-Grupi i Skenderbeut

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura