VIDEO/ Përfshirja nga flakët e mjetit gjatë ecjes, dyshohet një shkëndijë elektrike

Jul 29, 2015 | 22:38
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një automjet tip “Fiat” me targa ‘AA894 IY’ është përfshirë nga flakët pasditen e së mërkurës në Tiranë.

Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ‘Porcelanit’, ndërkohë që forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje duke normalizuar flakët.

Nga ky incident nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa burime nga Policia e Tiranës thonë se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Fillimisht, drejtuesi i mjetit me iniciale SH.Z. ka konstatuar tym në makinën e tij gjatë ecjes dhe menjëherë ka ndaluar, por pa mundur të shuaj flakët që përfshinë të gjithë mjetin.

Dëshmitarët pranë zonës treguan se pas ndalimit të mjetit është dëgjuar dhe një shpërthim i lehtë.


11800721_992862214098911_92
11790270_992862237432242_17
11783624_992862210765578_20

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura