Video/ Performanca e fundit në skenë e Aleksandër Lalos, pengu i këngës së fëmijërisë

Nov 20, 2017 | 18:28
SHPËRNDAJE

Artisti i madh Aleksandër Lalo ndërroi jetë papritur nga një atak kardiak diten e diele. Sot, Rudina Magjistari teksa e nisi emisionin me ngushëllimet për artistin Lalo, përmes një inserti, Magjistari riktheu në vëmendje performancën e fundit të Aleksandër Lalos, më 14 Nëntor 2017, në ceremoninë e “Çmimeve Kult”, ku kompozitori improvizoi në piano një këngë të fëmijërisë.

“Në atë skenë ai ka bërë edhe përformancën e tij të fundit në skenë. Improvizoi një këngë fëmijerie dhe dukej si një peng i mbetur i tij ajo këngë e pakënduar ndonjëherë në skenë”, tha Rudina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura