VIDEO/ Përballja ndaj Skocisë, gjesti i lojtarëve të Izraelit bën xhiron e internetit

Nov 21, 2018 | 14:57
SHPËRNDAJE

Izraeli u mposht mbrëmjen e djeshme nga Skocia me rezultatin 3-2 në takimin e vlefshëm për Grupin 1 të Ligës së Kombëve, ku bënte pjesë edhe Shqipëria.

Izrealitet

Falë triumfit në ndeshjen e fundit, kombëtarja britanike arriti të siguronte vendin e parë duke u kualifikuar për në raundin gjysmëfinal.

Pavarësisht humbjes së djeshme, futbollistët izraelit kanë fituar simpatinë e të gjithë tifozëve, teksa në momentin e ekzekutimit të himneve respektive, disa prej lojtarëve të kombëtares izraelite kanë hequr xhaketat e tyre dhe ua kanë veshur fëmijëve të vegjël që po i shoqëronin të cilët po ngrinin së ftohti në stadiumin “Hapden Park”.

Ky moment nuk i shpëtoi kamerave, teksa videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar komentet pozitive.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura