Video/ Të gjitha batutat e Ramës dhe Berishës që nuk janë dëgjuar në Kuvend

Feb 11, 2018 | 14:10
SHPËRNDAJE

Java që po lëmë pas është shoqëruar me debate të forta politike. Por ndryshe nga seanca plenare e një jave më parë, ku pati tensione në sallën e Kuvendit, këtë të enjte është qëndruar vetëm në nivelet e debatit. Përpos replikave të vazhduara mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, nuk kanë munguar as batutat.

basha rama qesh

Ka shkaktuar humor në sallë një batutë e ish-kryeministrit Berisha drejtuar kreut të Qeverisë Edi Rama, teksa diskutohet për investimet turke.

“Shko bëhu synet ti atje, se unë…”, dëgjohet të thotë ish-kryeministri Berisha.

Ky moment, por edhe situata të tjera të kapura nga kamerat, janë bërë pjesë e rubrikës humoristike në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”.

Në këtë rubrikë nuk mund të mungonte as debati i krijuar gjatë kësaj jave mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës sa i takon projektit për teatrin e ri.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/video-cfare-su-pa-ne-nje-jave-nga-debatet-ne-kuvend-te-batuta-e-berishes-per-ramen-shko-behu-synet-se-une/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura