VIDEO/ Për Interin mendon mbrojtja, Gjimshiti del i humbur nga “San Siro”

Feb 24, 2018 | 22:55
SHPËRNDAJE

Interi fitoi 2-0 në sfidën ndaj Beneventos, edhe pse jo me shumë lehtësi. Pjesa e parë ndaj Beneventos u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ishin dy qendrat e mbrojtjes që menduan për t’i dhënë fitoren, duke parë edhe mungesën e Ikardit.

inter

Shkrinjar dhe Ranokia, për 3 minuta, shënuan duke marrë kështu një fitore të rëndësishme për skuadrën e Spaletit. Pas kësaj fitoreje, zikaltrit ngjiten përkohësisht në vendin e 3-të, me 51 pikë, ndërsa Benevento e Gjimshitit mbetet e fundit, me 10 pikë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura