VIDEO/ Penalltia që mund të kushtojë fatet e La Liga-s, shikoni si gaboi gjyqtari në sfidën Elçe-Atletiko Madrid

May 1, 2021 | 20:30
SHPËRNDAJE

Atletiko Madridi mori një fitore të artë 0-1 në fushën e vështirë të Elçes ditën e sotme, teksa “mollë sherri” naë mediat spanjollë është bërë penalltia e humbur nga mesfushori vendas Fidel në minuta shtesë të ndeshjes.

fidelll

Në video duket qartë që portieri i Atletikos hidhet para kohe teksa topi përplaset në shtyllë. Sipas rregullores penalltia duhet të përsëritej, por gjyqtari nuk e ndërmori një vendim të tillë.

Ky vendim është komentuar shumë në Spanjë pasi nga kjo penallti e humbur mund të varet fati i La Ligas, pasi Atletiko kryeson me 5 pikë nga ndjekësit Real Madrid dhe Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura