VIDEO/ Penalltia në minutën e 95-të për Maliqin, tërbohen kuçovarët

Apr 18, 2021 | 21:10
SHPËRNDAJE

Maliqi arriti një fitore për “infarkt” ditën e sotme në sfidën ndaj Naftëtarit, duke qëndruar në krye të Grupit B në Kategorinë e Dytë.

Naftetari-Maliqi

Juglindorët iu falën një penalltia në minutën e 95-të, të fituar nga Muçollari gjatë një dyluftimi me mbrojtësin kundërshtar, i cili ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj futbollistit të Maliqit.


Ky vendim i gjyqtarit Silvio Dyrmishi, tërboi vendasit, të cilët nuk i kursyen protestat e shumta, gjithsesi arbitri nga Elbasani ishte i bindur në vendimin e tij.

Vlen të theksohet fakti se Naftëtari e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Kopaçes. 11-metërshi u shndërrua në gol nga kapiteni Arlind Xaka, duke i siguruar 3 pikë të arta skuadrës maliqare, e cila në ndeshjen e radhës pres Butrintin në shtëpi, në sfidën që pritet të përcaktojë fatet e sezonit, për sa i përket skuadrës që do të ngjitet në Kategorinë e Parë.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura