VIDEO/ Penallti “alla Zhorzhinjo”, Vrioni gjen golin e tij të parë në MLS

Oct 1, 2022 | 20:50
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhiakomo Vrioni, ka gjetur golin e parë në MLS për skuadrën e New England Revolution.

vrioni 1

Në minutën e 32’ ai fitoi një 11-metërsh të cilin e shndërroi në gol me një stil “alla Zhorzhinjo”, duke mposhtur portierin kundërshtarë.

Gjithashtu kjo ishte dhe ndeshja e tij e parë si titullar me ekipin amerikan dhe këtë gol ja dedikoi shokut të tij të skuadrës, Lukas Masiel, i cili pësoi një dëmtim të rëndë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura