VIDEO/ PD denoncon Qeverinë Rama: Largimi i shqiptarëve, alternativa e vetme e Rilindjes. Ja shifrat rekord e azilkërkuesve në BE

Jul 3, 2020 | 10:01
SHPËRNDAJE

Rama shifrat e AzlitIsh-zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj ka akuzuar Qeverinë Rama se gjatë qeverisjes 7-vjeçare e ka shndërruar Shqipërinë në një vend që shënon vetëm rekorde negative, për sa i përket qytetarëve që kërkojnë azil në BE.

Drejtori i fushatës së PD ka publikuar një video, ku i referohet shifrave të EUROSTAT sipas të cilave nga 2014 deri në 2019, 173.785 shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE.

Ndërkohë që vetëm në vitin 2019, 20.500 shqiptarë kërkuan azil dhe u larguan nga vendi.

“30 vite më vonë shqiptarët vazhdojnë të largohen, ndërsa Rama me gënjeshtrat, paaftësinë dhe pamundësinë që u ofroi qytetarëve, e shndërroi largimin nga Shqipëria si alternativën kryesore për të jetuar normalisht. Vetëm në vitin 2019 azilkërkuesit shqiptarë kanë qenë 20.500, një shifër dy herë me e lartë se shuma e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit! Asnjë formë propagande nuk e fsheh dot më dështimin fatal të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij”, thekson Alfred Rushaj.

Ndërkohë që në videon e publikuar nga PD theksohet se: “30 vite më vonë, eksodi i shqiptarëve vijon. Premtimi për rilindje U kthye në një makth! Sipas EUROSTAT, nga viti 2014 në vitin 2019, 173.785 shqiptarë kanë kërkuar azil në BE! Vetëm në vitin 2019 azilkërkuesit shqiptarë kanë qenë 20.500, një shifër dy herë me e lartë se shuma e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit”.

Rama shifrat e Azlit1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura