VIDEO/ Pazaret e drogës në parking, katër persona kapen me 1 kg heroinë

Oct 13, 2015 | 7:19
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në Tiranë për trafik droge. Burime nga Policia konfirmojnë se nga operacioni i zhvilluar pranë një qendre tregtare në kryeqytet, katër persona u arrestuan, ndërsa tre të tjerë u arratisen.

Foto marre nga video
Foto marre nga video

Operacioni i zhvilluar nga forcat e antidrogë mundësoi sekuestrimin e 1 kg heroinë. Forcat e policisë ndërhynë gjatë kohës kur po bëhej shkëmbimi i drogës me paratë.

Aktualisht, policia është vënë në ndjekje të tre personave të tjerë që mundën t’i shmangen këtij operacioni.

Dyshohet se në këtë rrjet trafiku të jenë përfshirë edhe të tjerë persona – përtej atyre që policia i është vënë në ndjekje si pjesë e grupit që po shkëmbenin drogën në parking.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura