VIDEO/ Pas Valbona Sakos edhe zv.ministrja habit me deklaraten, Berisha: Ndrikulla të klonuara të…

Dec 6, 2019 | 13:28
SHPËRNDAJE

durres

Deklarata që ajo bëri pak ditë pasi Shqipëria ishte goditur nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe numri i jetëve të humbura arriti në 51, i kushtoi postin kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, tashmë e dorëhequr.

Por këtë herë, një tjetër deklaratë e një zyrtare shteti pikërisht nga Durrësi po komentohet në rrjet.

Për këtë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili teksa ka postuar videon më poshtë, shkruan: “Ndrikulla te klonuara te narkoshtetit! sb”.

Bëhet fjalë për zv/ministre e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, e cila në një prononcim për “Top Channel”, e pyetur për zbukurimet që po vendosen në qytetin e Durrësit, thotë se është diçka normale që ndodh në gjithë botën dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, është dita kur të gjithë në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është edhe situata në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, thotë ajo.

“Për hir të së vërtetës duhet ta themi, ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar… Por të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima, për arsye se në raste të tjera kanë qenë mbi një mijë viktima”. Kjo ishte deklarata që shkaktoi reagime të shumta në rrjet dhe një ditë më pas Sako njoftoi përmes rrjeteve sociale se kishte hequr dorë nga posti që mbante.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura