VIDEO e pazakontë/ Pas tërmetit, një burrë hedh gruan në tokë dhe largohet me shpejtësi

Jan 29, 2020 | 11:40
SHPËRNDAJE

Tërmeti që goditi vendin tonë mbrëmjen e të martës vendin, ka shkaktuar mjaft panik, por një burrë duket se ka kapërcyer çdo limit në përpjekje për të dalë jashtë.

burreci

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy personat po shikonin në frigoriferin e një supermarketi dhe sapo ndodh tërmeti, burri hedh në tokë gruan dhe largohet.

Pamjet sa dramatike aq edhe komike janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një supermarketi dhe kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Nuk dihet e qartë vendndodhja e këtij filmimi që po bën xhiron e rrjetit, por dyshohet se  pamjet kanë dalë nga një supermarket në Tiranë.

Pas tërmetit, një burrë në Durrës hedh gruan në tokë dhe largohet me shpejtësi on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura