VIDEO/ Pas stuhisë në Dhërmi, edhe në Karaburun era e fortë shkund çadrat

Jul 25, 2015 | 15:41
SHPËRNDAJE

Pas stuhisë që ka shkaktuar panik tek pushuesit në plazhin e Dhërmiut, disa ditë më parë, ndërkohë që temperaturat shënojnë shifra të lartë në të gjithë vendin, një tjetër stuhi e fuqishme ka trembur pushuesit sot në Karaburun.

Një video e përcjellë nga pushuesit në këtë zonë bregdetare tregon erën e fortë që tund çadrat e plazhit, ndërsa pushuesit u desh të prisnin për 3­4 minuta derisa moti u qetësua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura