VIDEO/ Pas fjalimit të “Korporatës”, një tjetër perlë nga Kuvendi, deputeti i opozitës së re: Kur kisha para femrat e jetës time, kanë pirë më shumë uiski sesa…

Mar 6, 2020 | 15:52
SHPËRNDAJE

Fjalimeve “brilante” të prurjeve të reja në Kuvendin e Shqipërisë, i bashkohet një tjetër perlë. 

Deputeti i opozitës së re, Kostaq Papa ka tentuar ditën e djeshme të japë një mesazh sensibilizues me rastin e festës të 8 marsit, por me fjalën e tij është bërë viral në rrjetet sociale për shkak se ka dhënë mesazhin e kundërt.

Deputeti i Kuvendit, që sfidon denjësisht fjalimin e “korporatës”, ka thënë se kur ishte i ri, me kaçurrela dhe kishte para, femrat që ka patur në jetë kanë pirë vetëm uiski dhe pije të mira dhe jo ujë.

“Të gjithë duhet të jemi xhentëlmen me që kanë ndodhur disa gjëra lidhur me femrat, periudhën e kaluar. Femrave duhet ti kërkojmë ndjesë edhe kur kemi të drejtë.

Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për femrat sepse në rininë time, të gjitha femrat që më janë afruar mua, kur kisha edhe kaçurrelat, por kur kisha edhe paratë, kanë pirë më shumë uiski, apo pije të mira sesa ujë”, thekson Kostaq Papa.

Kostaq Papa Kujtim GJuzi

Kostaq Papa
Kostaq Papa

Kush është Kostaq Papa

Kostaq Papa u bë sërish objekt i diskutimeve në rrjet për shkak të CV-së së tij, në të cilin shkruante se kishte  “eksperiencave” dhe “aktiviteteve” të tij “kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”.

Kostaq Papa, deputeti i opozitës se re, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.

Kostaq Papa është kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar dhe ai shkruan në CV e tij se ka eksperiencë pune si “Konsulent Juridik Ndërkombëtar”. “ Koordinator Universitar” dhe “Drejtues në Institucionet e Shoqërisë Civile”. Ndërkohë që si aktivitet shoqërore dhe politike shkruan se ka pasur “Në Institucionet Kombëtare e Mbarëkombëtare dhe Ndërkombëtare”. Pikërisht ky shënim është bërë objekt i komenteve dhe lajmeve të ndryshme në rrjetet sociale dhe portale./ Panorama.al

Kostaq Papa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura