VIDEO/ Lapsusi i Ramës për Halim Kosovën: “Burrë i mirë, por unë nuk kam ndonjë grua t’ia jap për motër”

May 23, 2015 | 18:10
SHPËRNDAJE

Pas batutës që bëri pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit ndaj kandidatit demokrat për zgjedhjet e 21 qershorit, Ardian Turkut, se “është burrë i mirë, por ka një shprehje “i mirë, i mirë, po nuk kam ndonjë motër t’ia jap për grua”, kryeministri Edi Rama e ka përsëritur sërish këtë shprehje ndaj kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosovës, por me një ndryshim.

Kryeministri Edi Rama gjate prezantimit te Erion Veliajt

Gjatë prezantimit të programit të Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, Rama iu drejtua Halim Kosovës duke thënë se: “Pa ekuivok, pa rëndësi nëse përballë kandidati është burri i mirë apo është grua e mirë, se dhe këtë ‘burrë i mirë’ unë nuk e kuptoj shumë. Se ka një shprehje që thotë, ‘burrë i mirë, por unë nuk kam ndonjë grua t’ia jap për motër”.

Mesa duket gjatë fjalimit të gjatë që mbajti para të pranishmëve në sallën “Iliria” pranë “Qyteti Studenti” në Tiranë, kryeministri Rama ngatërroi pjesën e fundit të shprehjes që citoi, ndërsa në versionin zyrtar të deklaratës që Partia Socialiste shpërndau për median citohet se: ‘Ka një shprehje që thotë, ‘burrë i mirë, por unë nuk kam ndonjë motër t’ia jap për grua’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura