VIDEO/ Partizani më në fund thyen Kastriotin, të kuqtë përsëri në kryesimin e Superiores

Mar 19, 2023 | 18:01
SHPËRNDAJE

Partizani është kthyer në kryesimin e Superiores, duke iu bashkuar Tiranës në vendin e parë pas ndeshjeve të javës së 26. Të kuqtë kanë fituar me shifrat 4-1 ndaj Kastriotit, në një ndeshje që pa protagonistë thuajse të gjithë emrat e sulmit të ekipit kryeqytetas. Fundi i një “makthi” për të kuqtë që ishin ndalur në barazime në dy ndeshjet e mëparshme ndaj krutanëve.

partizani

Ndeshja ishte e hapur për rreth 30 minuta, pasi skuadrat nuk krijuan shumë rreziqe. Por goli i Carës theu “heshtjen” dhe më pas nisi një breshëri golash që panë Matondon e Selmanin të shënonin për të kuqtë dhe Mihanën për miqtë para fundit të fraksionit të parë të lojës.

Në të dytën, ishte Kastrioti më ngulmues, por Partizani shfrytëzoi kundërsulmet për të gjetur edhe golin e katërt me Mba, i cili vulosi suksesin 4-1 që kthen të kuqtë në vendin e parë.

PARTIZANI-KASTRIOTI 4-1
35′ Cara, 40′ Matondo, 45’+2′ Selmani, 78′ Mba / 44′ Mihana

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-1 të Partizanit.

90’+1’ Hasani tenton me një goditje dënimi ballore, por topi kalon pak mbi traversën e portës së Rexhepit.

90’ jepen 3 minuta shtesë.

90’ Stojanoviç i lë vendin Bejzades në fushën e lojës në fundin e ndeshjes.

82’ Murataj, Hadroj dhe Mba i lënë vendin në fushën e lojës Zekollit, Buxhelajt dhe Hotit në radhët e Partizanit.

78’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Mba pas një kundërsulmi të shpejtë të të kuqve, mes protestave të krutanëve të cilët pretendonin për faull gjatë aksionit.

76’ Bilali merr vendin e Carës në radhët e Partizanit.

72’ Mihana i lë vendin në fushë Arapit te skuadra e Kastriotit.

68’ Pas një topi të gjatë nga e djathta në zonë, Cara rrëzohet si vijim i një kontakti me Zogajn, e më pas përplaset me Salin. Të kuqtë pretendojnë për penallti, por gjyqtari sinjalizon për faull në favor të portierit.

67’ Hadroj hyn në zonë dhe tenton të driblojë dy lojtarë, por mbrojtja e miqve i heq topin nga këmbët në momentin e fundit.

66’ Pas një harkimi nga një goditje këndi, Mensah gjuan me kokë, por nuk gjen portën, teksa më pas sinjalizohet një faull i tij ndaj Karakaçit.

63’ Mensah merr vendin e Selmanit në radhët e Partizanit.

57’ Topi kalon nga një gjysmëfushë në tjetrën, me skuadrat që tashmë rrallëherë thumbojnë para portës. Megjtihatë, mbeten krutanët më shpesh në kontroll të manovrës.

51’ Aksion i rrjedhshëm i krutanëve nga e djathta në të majtën e sulmit ku vjen Rami me shpejtësi, por gjuajtja e tij është tërësisht e gabuar dhe nuk i afrohet portës.

51’ Zogaj nga e djathta nis një krosim në qendër, Rexhepi kontrollon sferën para sulmuesve të Kastriotit.

49’ S. Selmani me kokë devijon para portës, por çon topin mbi traversën e Rexhepit.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime te Kastrioti pasi S. Selmani, Çela dhe Kamara hyjnë në fushë në vend të Grecës, Rexhinaldos dhe Onanugës.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ GOOOL PARTIZANI! Selmani realizon golin e parë me të kuqtë pasi merr një pasim perfekt nga Cara në të majtën.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Rrapaj ka mundësinë të shënojë pasi hyn në zonën krutane, por ndalet nga Sali i cili i bllokon portën me daljen e tij.

44’ GOOOL KASTRIOTI! Shkurtohet diferenca pasi Karakaçi merr topin në të majtën dhe pason për Mihanën, i cili nuk e ka të vështirë të mposhtë Rexhepin,

40’ GOOOL PARTIZANI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, Matondo lëshon një predhë nga jashtë zonës që ndalet në rrjetën e Salit.

40’ Gjuajtje e fortë e Rrapajt nga distanca, Sali devijon topin mbi traversë.

36’ Karakaçi tenton portën me një goditje dënimi nga e majta, por topi nuk gjen katërkëndorin e Rexhepit.

35’ GOOOL PARTIZANI! Rrapaj lëshon një gjuajtje të fortë, Sali nuk kontrollon siç duhet topin dhe Cara ndjek aksionin duke çuar sferën në rrjetë.

34’ Përsëri është Selmani ai i cili provon të gjejë golin me një gjuajtje nga distanca, sfera kalon mbi traversë.

30’ Selmani provon me të djathtën por çon sferën mbi portën e Salit.

27’ Partizani ka kontrollin e lojës në këto minuta, por nuk ia del që të gjejë hapësira në mbrojtjen e Kastriotit.

23’ Atanaskoski provon në të majtën të gjejë golin nga jashtë zonës, Sali devijon në këndore.

20’ Atanaskoski nga e majta harkon në zonë, mbrojtja krutane largon rrezikun. Por Partizani mbetet përsëri pranë zonës së krutanëve.

15’ Në vijimin e goditjes nga këndi, është përsëri portieri i të kuqve i cili devijon mbi traversë gjuajtjen e  Selmanit me kokë.

15’ Mihana lëshon në gjuajtje të fortë nga e djathta, Rexhepi në vështirësi devijon në këndore.

14’ Cara shpërthen në krahun e majtë dhe nis një pasim në qendër, por gjen Mba në kundërkohë dhe askush nuk ai del të gjuajë në portën e miqve.

10’ Hasani tenton të gjejë golin me roveshatë, Preka devijon e më pas Rexhepi del dhe grushton sferën.

9’ Goditje dënimi ballore e Kastriotit, Mihana tenton portën por gjen përgjigjen e murit.

5’ Qarkullim i gjatë i topit nga Partizani që tenton me sulme nga krahët, por harkimet e Hadrojt nuk gjejnë askënd në qendër të zonës.

1’ Nis dueli në stadiumin “Partizani”.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Rexhepi; Atanaskoski, Preka, Sota, Hadroj; Rrapaj, Matondo, Murataj; Cara, Mba, Selmani.

Trajner: Xhovani Kolela

KASTRIOTI: Sali; Kodra, Stojanoviç, Selmani, Zogaj; Onanuga, Karakaçi, Hasani; Mihana, Rexhinaldo, Greca.

Trajner: Emiljano Çela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura