VIDEO/ Partizani luan “samba” në Ligën e Konferencës, Stenio Zhunior dhe Kardozo dhurojnë spektakël në triumfin me 5 gola ndaj Sfintulit

Jul 8, 2021 | 22:01
SHPËRNDAJE

Fitore spektakolare e Partizanit, në ndeshjen e parë ndaj Sfintul, të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës. Të kuqtë e Ilir Dajës, arritën të mposhtnin me rezultin 5-2 moldavët, në përballjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Partizani festa

Stenio Zhunior ishte padyshim heroi i të kuqve. Sulmuesi brazilian shënoi dopietë dhe dhuroi 3 asiste në këtë fitore historike të “demave”. Dopietë gjithashtu realizoi edhe braziliani tjetër Kardozo, ndërkohë që golin tjetër e shënoi Cara.

Partizanit nuk i mbetet gjë tjetër veç se të menaxhojë këtë triumf, në sfidën e radhës që do të zhvillohet në Moldavi, pas një jave.

FT: PARTIZANI-SFINTUL 5-2

Lukas Kardozo 17′, 85′, Stenio Zhunior 26′, 61′, Cara 77′   / Volkov 44′ (p), Solodovniçov 80′

KOMENTI LIVE:

Sfida mbyllet me një rast të artë të Stenio Zhunior, për të realizuar golin e gjashtë, por tentativa e tij u ndal nga portieri. 

90′ Akordohe 4 minuta shtesë!

89′ Dy zëvendësime te Partizani, largohen Gligorov dhe Cara në vendin e tyre Dajçi dhe Rrapaj.

85′ GOOOOL PARTIZANI 5-2/ Spektakël me 7 gola në “Elbasan Arena”, edhe Kardozo realizon dopietë. Ishte sërish Zhunior ai që asistoi. Fantastik aksioni i të kuqve. 

80′ GOL SFINTUL 4-2/ Gabojn edhe reparti difensiv i Partizanit, teksa moldavët ngushtojnë shifrat me anë të futbollistit Solodovniçov. 

77′ GOOOOOL PARTIZANI 4-1/ Spektakël i kuq në “Elbasan Arena”. Realizon edhe Tedi Cara, pas asistit të Zhunior, i cili përfiton nga një tjetër gabim i mbrojtësve të Sfintul, duke rrëmbyer topin dhe duke shërbyer mjaft mirë për Carën, që nuk fal me portën e boshatisur. 

66′ Pranë golit të katërt Partizani me Tedi Carën, tentativa e tij nga goditja e dënimit, devijohet nga portieri. Mjafton një prekje e gardianit të Sfuntul, për ta larguar topin në këndore.

61′ GOOOOOL PARTIZANI 3-1/ Dopietë e brazilianit Stenio Zhunior, të kuqtë gjejnë golitn e tretë. Pas harkimit të Herald Markut, sulmuesi i Partizanit ka përfituar nga një gabim i mbrojtësit të Sfintul, duke tundur rrjetën. 

53′ Pjesë e dytë mjaft e qetë, asnjë rast në portat respektive në këtë fragment të dytë loje.

46′ Zëvendësim i detyruar te Partizani, largohet Musta i dëmtuar, vendin e tij e merr Kote.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ GOL SFINTUL 2-1/ Rihapet sfida! Moldavët realizojnë me anë të sulmuesit Volkov, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

43′ Penallti për Sfintul,  pas topit të prekur me dorë nga Emiljano Musta. Mbrojtësi i skuadrës shqiptare ndëshkohet me karton të verdhë.

35′ Skuadra e Sfintul pretendon për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

31′ Pranë golit të tretë Partizani, me Bardhin që provon në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij devijohet në këndore.

26′ GOOOOOL PARTIZANI 2-0/ “Demat” dyfishojnë rezultatin. Këtë herë është Stenio Zhunior, i cili pas asistit të Tedi Carë, lëviz bukur brenda zonës, duke devijuar topin drejt rrjetës. 

24′ Partizani provon me një skemë nga goditja e dënimit, por topi i harkuar nga Marku nuk kontrollohet dot nga Musta.

17′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet sfida në “Elbasan Arena”. Realizon braziliani Kardozo, pas asistit të Stenio Zhunior, i cili përfiton nga gabimi në mbrojtje i moldavëve, duke pasuar saktë për Lukas Kardozon, që nuk fal brenda zonës. 

16′ Partizani qarkullon topin duke treguar superioritet ndaj skuadrës mike, por mungojnë rastet e rrezikshme.

10′ Ndëshkohet edhe numri 11 i moldavëve Gheçev, për ndërhyrje të gabuar ndaj Zhunior.

9′ Goditjen e parë nga këndi e fiton Sfintul, pas një largimi jo të mirë të Belicës.

5′ Minuta të mira për Partizanin në këto minuta. Të kuqtë shfaqen dominues në gjysmëfushën e kundërshtarëve.

1′ Vetëm 30 sekonda lojë, Cara ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm.

1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE: 

PARTIZANI: Hoxha, Gligorov, Shehi, Belica, Musta, Marku, Murataj, Bardhi, Cara, Zhunior, Lukas Kardozo, Trajner: Ilir Daja

Partizani

SFINTUL: Kalansea, Ojg, Çarleston, Litivakov, Svinarenko, Stina, Sonja, Lungu, Gecev, Aliju Ju, Volkov, Trajner: Sergiu Sebatori

Sfintus

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura