Kryendeshja s’ka fitues, Skënderbeu trondit Partizanin në limit (VIDEO)

Mar 14, 2016 | 19:56
SHPËRNDAJE

Po luhet takimi i fundit për javën e 26-të të Kategorisë Superiore, mes Partizanit dhe Skënderbeut. Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”.

partizani skenderbeuTë kuqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 20 të sfidës me anë të sulmuesit serb, Raçiç.

PARTIZANI- SKENDERBEU 1-0
Golat: Raçiç 20′

Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Bicaj, Kalari, Filipe, Batha,Trashi, Vila, Torasa, Raçiç
Trajner: Andrea Agostineli
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Latifi, Lilaj,Orelesi, Abazi, Xhejms, Salihi
Trajner: Mirel Josa

Minutat 

Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Partizanin me golin e shënuar nga serbi Raçiç.
Akordohen 3 minuta shtesë
43′
Sulmuesi serb rikthehet në fushë, vazhdon loja normalisht. 
40′
Raçiç përplaset me Orelesin në dyluftim në ajër, mbetet i shtrirë në fushë. 
39′
Orelesi ndëshkohet me karton të verdhë. 
37′
Abazi shkakton faull, ndëshkohet me të verdhë.
35′
Goditje këndi për Skënderbeun. E ekzekuton Latifi, largon Batha. 
30′
Korçarët vihen në kërkim të golit të barazimit, tentojnë të gjejnë hapësira për të finalizuar aksionet por nuk ja dalin përballë mbrojtjes vendasve. 
26′
Skënderbeu merr kontrollin e topit, provon të gjejë hapësira në gjysmëfushën e vendasve, por mbyllin mirë të kuqtë.
20′
GOOL! Raçiç kalon Partizanin në avantazh. Atë që nuk e bëri në minutën e 19′ sulmuesi serb e bën një minutë më pas. Torasa kroson nga e majta për Raçiç në zonë, i cili gjuan menjëherë përballë portës, ku Shehit i shpëton topi nga dora dhe përfundon në rrjetë.
19′
Goditje këndi për Partizanin, e ekzekuton Torasa, topi përfundon në zonë, Atanda gjuan me kokë, topi përfundon në këmbët e Raçiç i cili godet lehtë por pret Shehi.
17′
Raçiç provon nga distanca por asnjë rrezik për Shehin.
14′
Partizani ka shansin të përfitojë nga një goditje dënimi por vendasit nuk shfrytëzojnë siç duhet. 
12′
minuta të luftuara nga të dy skuadrat, kundërsulme të shpejta por që asnjëra nuk arrin të finalizojë.
08′
Xhejms driblon Trashin, niset me shpejtësi drejt zonës, kroson por topi devijohet nga mbrojtja e kuqe. 
06′
Skënderbeu merr kontrollin e topit, qarkullon dhe kundërsulmon, por mbyllin vendasit. 
03′
Partizani e nis mirë, provon të gjejë hapësira në gjysmëfushën e Skënderbeut, tenton nga një goditje dënimi me Filipe por largojnë korçarët.
Starton ndeshja në “Qemal Stafa”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura