VIDEO/ Partizani i pafat, një penallti e dënon përballë Salzburgut

Jul 26, 2016 | 22:07
SHPËRNDAJE

Partizani është mposhtur 0-1 në ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Kampioneve përballë Red Bull Salzburg në “Elbasan Arena”. Të kuqtë janë ndëshkuar nga një penallti mëse e evitueshme në momentin e tyre më të mirë gjatë kësaj ndeshje, ku ata patën rastet më të volitshme për të shënuar.

13839834_10209968563911179_1993232161_o

Dy skuadrat kanë mbyllur pa gola 45 minutat e para, ku rastin më të mire e kishte Partizani në minutën e 36 me Ekuban. Të kuqtë u mbrojtën mirë në 30 minutat e para, duke mos i dhënë mundësinë kundërshtarëve të gjuanin në portë. Skuadra e Sormanit është hedhur në sulm vetëm në 10 minutat e fundit, duke vënë disa herë në vështirësi prapavijën austriake.

13844108_10209968563831177_1102515639_o

Në pjesën e dytë, Partizani u gjend në epërsi numerike pas pak minutash, si pasojë e kartonit të kuq të Samaseiku. Por atëherë kur dukej se të kuqtë po fitonin terren dhe po i afroheshin golit, ata u ndëshkuan pas një penalltie të shkaktuar nga Ibrahimi. Më pas, Kalari bëri një ndërhyrje të gabuar duke marrë karton të kuq dhe duke i hequr Partizanit edhe avantazhin numerik në fushën e lojës. Ky episod praktikisht mbylli ndeshjen pasi në minutat e mbetura nuk kishte shumë momente për t’u shënuar nga të dy skuadrat.

Partizani-RB Salzburg 0-1

70′ (p) Soriano

Partizani: Hoxha, Krasniqi, Arapi, Kalari, Ibrahimi, Ramadani, Trashi, Vila, Torasa (82′ Bardhi), Fili (57′ Batha), Ekuban.

Tr: A. Sormani

RB Salzburg: Ualke, Ulmer, Shvegler, Çaleta-Car, Hintereger, Berisha, Lazaro (89′ Lainer), Samaseiku, Bernardo, Soriano (74′ Gulbrandsen), Dabur (55′ Laimer).

Tr: O. Garsia

KV: Ibrahimi / Shvegler, Samaseku, Berisha

KK: Kalari / Samaseku

Gjyqtar: Majkëll Oliver (Angli)

13872999_531867797007621_8667927326350506120_n

 

MINUTE PAS MINUTE

90’+4’ Vjen vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit

90’ Partizani nuk arrin të gjejë të çarën për të rrezikuar katërkëndorin e ekipit austriak ndërsa shpesh humb shumë lehtë topin në gjysmëfushën kundërshtare.

87’ Salzburg udhëzohet nga trajneri Garsia të mbrojë këtë rezultat që e vendos në pozicion të favorshëm për kualifikimin e mëtejshëm. Austriakët tani çojnë topin sa më larg zonës së tyre.

82’ Sormani hedh në fushë edhe Bardhin për Torasan, për të ringjallur repartin e avancuar.

81’ Pas golit të pësuar, Partizani është në krizë dhe Salzburgu po përpiqet që të gjejë një tjëtër gol, për të vulosur kualifikimin

78’ Kundërpërgjigjet Salzburgu me Lazaro, i cili gjuan në hyrje të zonës, topi kalon mbi traversë

77’ Aksion i rrezikshëm i Partizanit, Ekuban rrotullohet në zonë dhe gjuan por gardiani austriak grushton në pozicion


71’ Ndërhyrje shumë e gabuar e Kalarit me këmbë të mbledhura, karton i kuq direkt për mbrojtësin dhe barazohet numri i lojtarëve në fushë për të dy skuadrat

70’ Soriano arrin të mposhtë Hoxhën me një gjuajtje të saktë nga pika e bardhë. 0-1 për RB Salcburgun.

69’ Në momentin më të mirë të Partizanti, Ibrahimi shkakton një penallti mëse të evitueshme. Berisha depërton në krahun e majtë dhe në hyrje të zonës rrëzohet nga mbrojtësi i të kuqve. Gjyqtaria nuk heziton të tregopjë nga piak e bardhë.

66’ Partizani arrin të kontrollojë situatën, ndërsa Salzburg tashmë nuk sulmon më me shumë forca si në pjesën e parë.

63’ Tani është Vila që luan në krahun e djathtë të mesfushës, duke sulmuar vazhdimisht hapësirat në një krah ku austriakët duken në vështirësi.

60’ Dy goditje nga këndi radhazi të Partizanit, e dyta përfundon me gjuajtjen e gabuar të Ramadanit nga jashtë zonës.

57’ Sormani kundërpërgjigjet me aktivizimin e Bathës në vend të Filit

55’ Austriakët bëjnë lëvizjen e parë, Laimer futet në lojë në vend të Dabur, në hije gjatë kësaj ndeshje.


53′ Salzburg mbetet me 10 lojtarë, Samaseku merr kartonin e dytë të verdhë brenda 3 minutash.

52’ Protesta në stadium. Ekuban hyn në zonë dhe përplaset me një mbrojtës. Për gjyqtarin Oliver nuk është penallti.

52’ Ekzekuton Trashi, por Valke pret në pozicion

50′ Torasa fiton goditje dënimi në pozicion ballor, i ndalur nga Samaseku që ndëshkohet me të verdhë.

49’ Valon Berisha provon të djathtën e tij nga jashtë zonës, por topi përfundon pak mbi traversë. Drithërima e parë e vërtetë për Hoxhën.

48’ Në këtë fillim të pjesës së dytë, Ekuban është i pozicionuar si qendërsulmues, me Filin që është zhvendosur djathtas.

46′ Fillon pjesa e dytë me shkelmimin e topit nga ekipi austriak

Mbyllet pjesa e parë

44’ Kartoni i parë i verdhë i ndeshjes është për austriakun Shvegler pas një faulli në mesfushë ndaj Trashit

42’ Dy goditje këndi radhazi të fituara nga Partizani i cili po sulmon në këto minuta të fundit të pjesës së parë duke frikësuar jo pak austriakët.

40’ Top i gjatë nga prapavija për Trashin në krahun e majtë, por topi i tij drejt qendrës bllokohet nga mbrojtja.


36’ Fili përpiqet të shpërthejë nga e djathta, por Valke kontrollon topin duke bllokuar depërtimin e tij në zonë. Pak sekonda më vonë, është Ekuban që shfaqet i vetëm para portierit kundërshtar, por nuk arrin të kalojë gardianin e austriakëve duke shpërdoruar një shans të shkëlqyer.

31’ Goditje këndi e Lazaro, Hintereger kërcen me kokë në zonë, por gjuajtja e tij është shumë larg kuadratit në fundore.

28’ Prej shumë minutash Partizani është mbyllur plotësisht në gjysmëfushën e vet, ndërsa Salzburg po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm, edhe pse nuk ka arritur që të krijojë probleme të mëdha për Hoxhën.

25’ Goditje dënimi edhe për Salzburgun, Celeta-Car nuk arrin të devijojë topin nga një pozicion i rrezikshëm.

24’ Ekuban fiton një goditje dënimi në të djathtën, por Trashi shpërdoron.

22’ Tentativa e parë drejt kuadratit vjen në minutën e 22-të me Bernardo, por gjuajtja e mesfushorit të Salzburg nga jashtë zonës është shumë lart mbi traversë.

19’ Ende asnjë rast për t’u shënuar në këtë sfidë, me dy skuadrat që janë shumë të kujdesshme në prapavijë, ndërsa ka shumë pasime të gabuara në mesfushë.

17’ Fili rrëzohet në zonë pas një dueli me Hintereger por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

 

13’ Ibrahimi humb topin në një pozicion të rrezikshëm, por fatmirësisht Bernardo nuk arrin të harkojë siç duhet në zonë

11’ Faull i shkaktuar nga Berisha, i cili vërshëllehet nga tifozët sa herë që prek topin. Trashi harkon drejt zonës, por mbrojtja austriake largon pa vështirësi.

9’ Partizani në këto minuta të para i ka lëshuar kontrollin e lojës RB Salzburg, ndërsa pret në gjysmëfushën e vet gabimin e kundërshtarit për ta goditur në kundërsulm.

7’ Goditje dënimi nga e majta e fituar nga Torasa pas një gabimi të mbrojtjes austriake, por harkimi në zonë kontrollohet nga portieri kundërshtar.

3’ Në minutat e para është Ekuban në krahun e djathtë, me Filin në rolin e qendërsulmuesit

2’ Goditje dënimi nga e djathta për RB Salzburg, largon mbrojtja e Partizanit

0′ Fillon ndeshja, Partizani luan topin e parë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura