VIDEO/ Parlamenti mbërrin në Shkodër, aktorët shkodran ironizojnë deputetët

Apr 11, 2018 | 20:01
SHPËRNDAJE

Teatri i Shkodrës ka vënë në skenë një shfaqe e cila solli edhe parlamentin në Shkodër.

Në fakt Parlamenti që ka shkuar në Shkodër nuk është i vërteti, por imitimi i tij nga aktorët.

Bëhet fjalë për një prej perlave të At Gjergj Fishtës “Gomari i Babatasit” e cila është vënë në skenën e teatrit “Migjeni” me regji të Altin Bashës.

Aktorët e teatrit janë kthyer në deputet duke bërë në fakt rolin e vërtetë të deputetëve shqiptarë, lojën teatrale dhe shfaqjet e përditshme të tyre.

Në një video të siguruar nga Panorama, shihet një pjesë e kësaj shfaqje, ku aktorët ironizojnë Parlamentin Shqiptar.

Kjo shfaqe ka pasur në fokus ironinë me sarkazmën me fenomene të ndryshme në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura