VIDEO/ Para futbollistëve, stadiumin “Kukës Arena” e inauguron Zaho. Ja postimi që bëri kryeministri Rama

Apr 23, 2022 | 20:12
SHPËRNDAJE

“Kukës Arena” është inauguruar ditën e sotme me një atmosferë fantastike dhe emocionuese për të pranishmit.

Gjithashtu në fushën e blertë është parë dhe djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho, i cili disa minuta para fillimit të takimit u pa duke shkelmuar topin deri sa i bën me shenjë që të kthehej sërish në tribunë.

Vetë kryeministri Rama postimi në Facebook një foto të Zahos, i cili ndodhet në fushë duke luajtur me top.

Zaho ka shoqëruar kryeministri Rama në këtë ceremoni, ndërsa kreu i qeverisë ka shfrytëzuar rastin për të bërë edhe foto me te birin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura