VIDEO/ Panik për Armando Brojën! Sulmuesi largohet nga loja mes dhimbjesh, në dyshim ndeshjet me Kombëtaren

Mar 14, 2021 | 17:15
SHPËRNDAJE

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili aktivizohet tek skuadra holandeze e Viteshe, ka pësuar sot një dëmtim në kurriz duke lënë kështu fushën e lojës mes dhimbjesh.

broja

Skuadra e Brojës luajti ditën e sotme me Utrehtin, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit holandez, teksa Viteshe arriti të fitonte me rezultatin 3-1.

Në minutën e 68’, sulmuesi shqiptar në përpjekje për të kontrolluar një top, u godit nga mbrapa nga mbrojtësi i Utrehtit, duke rënë në tokë dhe pas disa minutash u detyrua të dalë nga fusha pa mundur të vazhdojë dot. Kujtojmë se dhe javën e kaluar, Broja doli nga loja, në ndeshjen që ekipi i tij po zhvillonte ndaj AZ Alkmarit.

Ky, nuk është një lajm aspak i mirë për Kombëtaren, teksa Broja është ftuar nga trajneri Edi Reja për ndeshjet eliminatore në fundin e marsit, nisur dhe nga forma e tij e shkëlqyeshme në javët e fundit në kampionatin holandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura