VIDEO/ Panik në bord, kërcënon gruaja: Jam terroriste dhe do ta hedh në erë këtë avion

Dec 18, 2019 | 19:30
SHPËRNDAJE

Një grua e cila pretendon se ishte një terroriste, shkaktoi panik në një fluturim nga Stambolli në Qipro.

E mbuluar me shami dhe me syze të errëta ajo mbante një kuran në dorë, ndërsa u ngrit duke bërtitu: Unë jam terroriste dhe do ta hedh në erë këtë avion!

22409466-0-image-a-24_1576686560659

Ajo tha se i përkiste FETO, një grup të cilin Turqia e fajëson për përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, dhe se në avion ishin 5 bomba.

Pas kërcënimit të saj, kanë qenë disa pasagjerë që e kapën dhe e mbajtën gruan deri sa një ekip sigurie kontrolloi anionin dhe pa se nuk kishte asgjë të dyshimtë në bord. Ajo u shoqërua më pas nga policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura