VIDEO/ Panik në aksin Tiranë-Elbasan, mjeti merr flakë në ecje, bllokohet qarkullimi

Oct 24, 2019 | 13:58
SHPËRNDAJE

Merr flakë në ecje një makinë në aksin Tiranë-Elbasan. Mjeti u përfshi nga flakët pak pas mesditës së sotme dhe raportohet se është djegur pothuajse i gjithi. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mamël, 10 km larg Elbasanit dhe ka shkaktuar panik.

Për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm nga flakët, u bllokua për pak minuta qarkullimi.

Paraprakisht dyshohet se shkak i përfshirjes së automjetit nga flakët ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit, raporton News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura