VIDEO/ Pamjet e rralla të mbretëreshës së Shqipërisë, Geraldina

Jul 23, 2016 | 23:08
SHPËRNDAJE

Një video e rrallë e shoqëruar me zërin e mbretëreshës së Shqipërisë, Geraldina Apony në vitin 1938 është publikuar nga gazetari Ronald Qafoku.mbretereshaaa

Nuk mbreteroi me shume se 1 vit ne fron dhe 63 vite te jetes i kaloi ne ekzil. Mberriti ne Shqiperi me 28 qershor 2002 dhe vdiq ne Tirane me 22 tetor te atij viti, shkruan Qafoku.

Nje figure e jashtezakonshme, e vleresuar per bukurine e saj me çmimin “Trendafili i bardhe” i Budapestit, Geraldina Apony ishte nje vajze me baba hungarez dhe nene amerikane qe jeten e saj ia fali mbretit Zog por qe froni i mbretereshes i shkaktoi vetem dhimbje. Megjithate kush e njohu, kush e studioi dhe kush degjoi per te, duhet te kete rene ne dashuri me kete figure historike per Shqiperine.


Nuk doni ta besoni? Ka nje fakt domethenes: Regjimi komunist e cilesonte Ahmet Zogun tradhtar, satrap, kriminel e gjithefaresoj, por ama per Geraldinen e tij nuk tha asnje fjale. Ai regjim qe i binte ne qafe edhe Michael Jackson-it, kete grua nuk e zuri kurre ne goje, nuk e pergojoi dhe nuk e etiketoi. Ishte realisht diçka e rralle, përfundon gazetari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura