Pamjet e operacionit, si u godit banda me ekzekutorin dhe bashkëpunëtorët e vrasjes së Kasmit

Feb 2, 2018 | 13:48
SHPËRNDAJE

Dalin pamjet e operacionit të Policisë që goditi grupin e strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë ekzekutori dhe bashkëpunëtorët e vrasjes se Devi Kasmit.

NJOFTIMI

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

– 4 armë automatikë

– 2 snajper

– 4 pushkë automatike

– 1 armë antitank me 2 predha

– 1 bombë me telekomandim në distancë

– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

– 4 radio marrëse

– 1 dron

– 110 kg kanabis

– 2 maska

Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura